LAJM I FUNDIT/ Tjetër ngjarje e rëndë, rrĺhet barbarisht nga 5 persona anëtari i LSI, në gjendje të rëndë
Rrihet brutalisht anëtari i LSI Poliçan,Luan Tare Pitikoja.
Ai ka qënë duke hyrë në pallatin e tij kur ështē goditur me sende të forta në kokë e trup nga 5 persona.
Tare ndodhet në Qendren Shëndetësore “Pëllumb Dollani” në Poliçan,ku po merr mjekim dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është e mire.
Tare ka deklaruar se është kërcenuar vazhdimisht gjatë 2 muajve të fundit nga anëtaret e PS Poliçan për të hequr dore nga LSI.