/LAJM I FUNDlT/ Negociatat, media prestigjioze BIoomberg zbardh draftin: Ja çfarë do të vendosin me 15 tetor, ministrat e BE

LAJM I FUNDlT/ Negociatat, media prestigjioze BIoomberg zbardh draftin: Ja çfarë do të vendosin me 15 tetor, ministrat e BE

Në draftin e komunikatës së mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE dhe që përgatit rezolutën e Këshillit Evropian, thuhet se “në dritën e progresit të arritur në drejtim të reformave, (Këshilli Evropian) vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Lajmin e jep agjencia prestigjioze e lajmeve Bloomberg, e cila e ka parë dokumentin, i cili duhet të miratohet në mbledhje.

Gjithnjë sipas Bloomberg, në një draft të mëparshëm, nuk përfshihej rekomandimi nga krerët e diplomacisë së BE për të hapur negociatat, duke konkluduar kështu se qendrimi i Unionit ka ndryshuar drejt pranimit për hapjen e negociatave.

Sipas agjencisë, mendimi zotërues tani në BE është se hapja formale e negociatave me dy vendet do të japë një shtytje të mëtejshme për lidhjen më të ngushtë të rajonit të turbuIIuar të Ballkanit me Perëndimin.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave për anëtarësim. Me 395 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, parlamenti gjerman votoi më 26 shtator pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas vendimit të Bundestagut gjerman, Shqipëria duhet të plotësojë vetëm dy kushte për hapjen e negociatave, konkretisht plotësimin me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe miratimin e reformës zgjedhore. Dy kushtet në fjalë nuk janë në dorën e qeverisë, por të disa faktorëve, duke përfshirë opozitën, Presidencën dhe organet e reja të drejtësisë.