Lajm i mirë për 4 vajzat jetime që mbeten me gjyshërit, ja ç’ka nodhur me to

    0
    270

    Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka merr nën përkujdesjen personale të saj katër fëmijët jetimë nga fshati Dovolan i Dibrës, të cilët h.umbën prindërit në një përp.lasje tra.gjike një javë më parë.

    Teksa ka qënë në Peshkopi këtë fundjavë, Xhaçka është takuar me jetimët, duke u premtuar shumë shpejt një shtëpi të re të tyren në Tiranë.

    Xhaçka nuk ka munguar të shprehet se kujdesi i saj do të vijojë në mënyrë të vazhdueshme për të plotësuar çdo nevojë.

    “Asgjë dhe askush nuk mund t’ua zëvendësojë prindërit 4 vajzave të mitura nga Dovolani i Peshkopisë, të mbetura jetime.

    Dashuria dhe vëmendja e të gjithëve bashkë do të t’ua lehtësojnë dh.imbjen e do t’ua largojnë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë.

    Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem që 4 motrave, të cilat shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre në Tiranë, të mos u mungojë kujdesi i vazhdueshëm në çdo drejtim”, shkruan Xhaçka në faqen e saj në rrjetin social.

    Rasti i familjes:

    Dhimbje e madhe! Urgjente! Ditën e dielë ka ndodhur një aksident në Peshkopi ku humbi jetën një çift, Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 – 28 vjeç. Për të mos mjaftuar kjo dhimbje e madhe, prindërit kanë lënë 4 fëmijë jetimë, katër vajza të vogla të moshës 14, 11, 8 dhe 2 vjeç. Familja jeton në varfëri ekstreme, në Peshkopi. Nisur nga ky rast, i shprehim ngushëllimet familjes dhe nisim fushatën për një shtëpi për familjen. Këto ditë të vështira jemi pranë tyre. Gjyshi i fëmijëve dhe vajza e madhe bëjnë apel, pasi familja nuk ka asnjë të ardhur dhe gjenden në situatë tepër të vështirë.Të bëhemi bashkë të gjithë për tja lehtësuar sadopak dhimbjen!Ju lutem shpërndajeni! Një share/shpërdarje e këtij postimi ndihmon më shumë se mund ta mendoni.GoFundMe: https://www.gofundme.com/fundjavendrysh….PayPal & Credit Cards: https://ffn.al/en/donate-2/Numrat e llogarisë : Fondacioni Fundjavë Ndryshe Raiffeisen BankSWIFT CODE – SGSBALTX0011184027 – ALL – AL762021101300000000111840270021184027 -EUR – AL612021101300000000211840270031184027 -USD – AL46202110130000000031184027“Bamirësia nuk të varfëron”

    Geplaatst door Mega News op Donderdag 14 maart 2019