Lajm i mrekullueshëm për fëmijët që ushqeheshin në kazanë, u ndryshon rrënjësisht jeta

    0
    221

    “Shqiptarët për shqiptarët” janë në banesën e vjetër të familjes Cuko.

    Erjona: Ne nuk kemi pasur asnjëherë shtëpi tonën, këtu jetojmë me qira.

    Elvisi: Ju keni edhe shumë borxhe nëpër dyqanet rrotull! Eja dalim, ne nuk duam më Iot hidh.ërimi. Eja Luis dalim do shkojmë diku!

    Shitësi: Këto janë borxhet e familjes, por disa para ja kam falur!

    Fatma shleu të gjitha borxhet e familjes nëpër dyqanet përreth. Fatma dhe Elvisi shoqërojnë familjen në banesën e tyre të re të dhuruar nga shqiptarët. Erjona nuk mund ti mbajë lotët nga emocionet.

    Elvisi: Si të duket shtëpia e re?

    Erjona në lot: Nuk e kam ëndërruar më para një shtëpi kaq të bukur.

    Fatma: Eshtë shtëpia juaj ta gëzoni, këta 5 yje e meritojnë!

    Erjona: I ka lot gëzimi, faleminderit shqiptarëve që kanë kontribuar për këtë shtëpi që do rris 5 fëmijët e mi. Kjo është një mrekulli!

    Një surprizë ishte dhe për kryefamiljarin Gentin i cili nuk e priste këtë surprizë të organizuar nga stafi.

    Elvisi: Ne gëzohemi bashke me ju! Kur shqiptarët janë bashkë kjo tregon që ne bashkë mund të bëjmë mrekullinë!

    Elvisi njoftoi se familjes i janë akorduar 300 mijë lekë pension për dy vjet nga një zonjë. Shikoni videon për të parë reagimin e familjes.

    Po ashtu edhe Erjonës i gjendet sërish punë në call center./Balkanweb