Reperi i njohur, Chucky Trill, është qëlluar për vdekje në moshën 33-vjeçare nga një person i paidentifikuar. Corey Detiege, i njohur si Chucky Trill nga fansat, ndërroi jetë në një spital në Atlanta në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Ai ka qenë duke udhëtuar në Georgia, teksa një makinë ka ndaluar afër tij dhe ka hapur zjarr drejt reperit në orën 3 të mëngjesit. Chucky Trill do të merrte pjesë në një event virtual në Atlanta ka konfirmuar menaxheri i të ndjerit.

“Nëse qëllon nga një makinë në lëvizje dhe ka makina të tjera në lëvijze rreth teje, ti mund të qëllohesh”, ka thënë dikush nga radhët e policisë.
Chucky thuhet se është qëlluar me të paktën një plumb dhe ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person për këtë ngjarje.
Pasi lajmi u bë publik, menjëherë reaguan miq të reperit të cilët u shprehën të shokuar për vrasjen e tij.