Pasagjerët kanë përjetuar një ulje të frikshme në Atlanta të dielën në mëngjes kur aeroplani i tyre u përfshi nga flaka në pistë pasi një prej frenave të tij u nxeh shumë.
Sipas mediave të huaja, zjarri u shfaq pranë gomave të aeroplanit ndërsa retë e tymit dolën nga pjesa e pasme pas uljes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës rreth orës 9:30 të mëngjesit (sipas kohës lokale).
“Fluturimi Spirit 383 nga Tampa në Atlanta u ul në mënyrë të sigurtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës dhe pas uljes, një nga frenat u nxeh shumë”, citohet të ketë thënë një zëdhënës.
“Aeroplani u tërhoq në portën ku pasagjerët zbritën në mënyrë të sigurtë pa asnjë lëndim. Faleminderit reaguesve të parë të Atlantës. Aeroplani do të hiqet përkohësisht nga shërbimi për mirëmbajtje”.
Një deklaratë e ngjashme u shfaq në llogarinë në Twitter të Aeroportit të Atlantës, duke vënë në dukje se incidenti ishte për shkak të zjarrit të frenave dhe se nuk raportohet për të lënduar.