/Lajmi fundit: Djali i tij po kryen shërbimin ushtarak në kufi me Turqinë,babai shqiptar kërcënon se do hidhet nga ndërtesa 12-katëshe në Selanik

Lajmi fundit: Djali i tij po kryen shërbimin ushtarak në kufi me Turqinë,babai shqiptar kërcënon se do hidhet nga ndërtesa 12-katëshe në Selanik

Një burrë gjysmë i zhveshur ka hipur në një ndërtesë 12-katëshe në Selanik, Greqi dhe kërcënon se do të hidhet.

Incidenti po ndodh në rrugën Lagada dhe sipas mediave greke, personi që ka hipur në tarracën e pallatit 12-katësh është shqiptar.

Forca të forta policie kanë nxituar në vend, si dhe një brigadë e Brigadës së Zjarrfikësve.

Burri i tha policisë se nuk ka dokumente qëndrimi në vend, s’ka para dhe jeton në një kasolle.

Ai gjithashtu tha se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros.