/Lajmi fundit: Flota franceze niset me shpejtësi drejt kufirit Greqi-Turqi

Lajmi fundit: Flota franceze niset me shpejtësi drejt kufirit Greqi-Turqi

Anija kryesore e flotës franceze, aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, e shoqëruar nga një numër anijesh dhe nëndetësesh të marinës franceze pritet të lundrojë direkt në Mesdheun Lindor.

Sipas raportimeve të Europe 1 që citon informacione të siguruara nga Marina Franceze.

“Xhevahiri” në kurorën e marinës franceze arrin në Mesdhe në një “mision të paspecifikuar”.

Për arsye sigurie, asnjë detaj i mëtejshëm nuk është publikuar, por analistët ushtarakë thonë se aeroplanmbajtësja e nisur nga porti Toulon është “gati për betejë”.

E ngarkuar me avionë luftarakë Rafale, radarë fluturues dhe gjeneralë.

Po ashtu, në aeroplanmbajtëse thuhet të gjenden raketa me rreze maksimale, arsenal anti-nëndetëse si dhe sistemet e përparuara elektronike të ndjekjes.

Dhe targetimit të zhvilluara nga industria e luftës franceze me veçori që nuk i gjen të disponueshme në asnjë vend tjetër.

Lajmi për praninë e marinës franceze në Mesdheun Lindor në këtë kohë pason deklaratat e fundit të presidentit francez Emanuel Macron se “Turqia kupton vetëm me vepra”.

Ndërsa Presidenti turk Erdogan ka kërcënuar Greqinë dhe Francën që “do të paguanin një çmim i të lartë.”