Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një postim në mediat sociale,
shkruan se informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen e tij janë të pa vërteta.
“Me veprimet e mia kam dëshmuar gatishmëri e përkushtim për të ofruar zgjidhje për të gjitha çështjet e ngritura,
duke zhbllokuar madje edhe proceset komplekse nëpër të cilat ka kaluar vendi siç ishte vendimi për vazhdimin
e dialogut me parime dhe arritja e marrëveshje së 4 shtatorit në Uashington,
hartimi i pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike dhe masat konkrete në menaxhimin e pandemisë KOVlD”, shton ai.