Lajmi fundit: Ndërron jetë 38 vjeçari shqiptar
Ndërron jetë një i ri shqiptar nga Kosova si pasojë e Covid-19.
Bëhet fjalë për një të ri me emrin Alban Muslijaj nga Deçani.
Sipas mediave vendase Alban Muslijaj ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare.
I ndjeri ishte një ndër parukerët më të mirë në Kosovë.
Gjendja si pasojë e Covid-19 në Kosovë vijon të jetë alarmante.
Që nga shfaqja e pandemisë e deri më tani janë raportuar 2.072 humbje jetësh.