Një ak sident rrugor ka ndodhur në Itali, ku u përfshi dhe kryeministri, Mario Draghi.
Makina e Kryeministrit tip “Volkswagen Passat” u përpl as me një tjetër makinë të tipit “Lancia Y”, e cila kishte ndaluar pasi kishte go ditur një “BMW” që kishte frenuar papritur.
Gjithashtu i përfshirë në aksident ishte dhe makina e dytë shoqëruese e Kryeministrit dhe fatmirësisht nuk janë raportuar të lënduar.
Mirëpo, para se kryeministri të largohej, doli nga makina dhe foli me pronarin e BMW , si dhe me gruan e cila drejtonte automjetin tjetër.
Ata i kanë kërkuar falje njëri- tjetrit për atë që kishte ndodhur.
Burri 45-vjeçar dyshohet se ka folur për disa minuta me kryeministrin, i cili gjithashtu u sigurua të dinte kushtet shëndetësore të të gjithë atyre që ishin të përfshirë.
