/Lajmi fundit: Tre javë i zhdukur, gjendet 17-vjeçari shqiptar në Britaninë e madhe

Lajmi fundit: Tre javë i zhdukur, gjendet 17-vjeçari shqiptar në Britaninë e madhe

I riu shqiptar, Daniel Gjinaj është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në Brighton të Britanisë së Madhe.

Prej muajit gusht 17-vjeçari shqiptar u shpall i humbur prej datës 20 gusht.

Më herët mediat britanike raportuan se 17-vjeçari shqiptar kishte udhëtuar me tren në Brighton.null

Policia gjatë tre javëve ishte e shqetësuar për mirëqenien e adoleshentit të zhdukur, por fatmirësisht ai është gjetur në gjendje të mirë, ndërsa ende nuk janë publikuar detaje të reja mbi këtë ngjarje.