/LAJMI FUNDIT,Rama nis procesin gjyqësor ndaj BILD

LAJMI FUNDIT,Rama nis procesin gjyqësor ndaj BILD

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë paralajmëroi se do hidhte në gjyq gazetarin e BILD, Peter Tiede i cili publikoi përgjimet e dosjes 339.

Mesa duket ky nuk ka qenë thjesht një paralajmërim pasi sot kryeministri ka bërë me dije se i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan Rama në Twitter.