Pistoleta, thika të improvizuara, drogë dhe celularë u gjetën nga policia në një kontroll të kryer në dy pavijone të burgut të Korfuzit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Anti-terrorit në shtetin fqinj.

Sipas autoriteteve greke pas marrjes së një informacioni, u krye kontroll i imtësishëm në disa qeli ku të pranishëm ishin Drejtori i Qendrës së Paraburgimit dhe prokurori i Korfuzit.null
https://youtube.com/watch?v=cYmX6XXUC6M%3Ffeature%3Doembed