Lajmi qe tronditi boten,Donald Trump eshte muslyman dhe ka lindur ne Pakistan (Video)

    0
    320

    Emri i vërtetë i Donald Trump është Dawood Ibrahim Khan dhe ishte lindur në Pakistan. Ky lajm i çuditshëm është transmetuar në një kanal televiziv në Pakistan, i quajtur “Neo News”.
    Njerëzit janë duke reaguar me mosbesim dhe tronditje qëkur republikani Donald Trump mposhti demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Dhe, midis gjithë kësaj, një lajm që pohon se Trump është nga Pakistani e ka çuar çmendurinë në një nivel tjetër, transmeton Express.

    Gruaja që e jep lajmin mban një ton të zërit shumë serioz gjatë gjithë kohës dhe duket absolutisht e sigurt rreth informatës që ua përcjell shikuesve.

    Sipas lajmit të transmetuar në Neo News: “Trump u lind në Waziristan, Pakistan, dhe emri i tij i vërtetë ishte Daëood Ibrahim Khan. Arsimimin e parë e mori në një Medrese në Waziristan. Prindërit e Trumpit [prindërit e Ibrahimit në këtë rast] vdiqën në një aksident rrugor në vitin 1954 dhe Dawoodi i ri u birësua nga familja Trump pasi një kapiten i ushtrisë britaniko-indiane e coi në Londër.”