/Larg Ledianës dhe “Përputhen”, Mevlani gjen qetësi në fshatin e tij në Kavajë (Foto)

Larg Ledianës dhe “Përputhen”, Mevlani gjen qetësi në fshatin e tij në Kavajë (Foto)

Mevlan Shaba, një nga konkurrentët më të përfolur në “Përputhen” është në mes të një drame të madhe.

Edhe pse bashkë me Ledianën janë deklaruar për njëri-tjetrin, ai po përballet me akuzat se po shtiret, njësoj si Andi me Tean.

Shumë aktiv në rrjetet sociale, ai ka treguar së fundmi se është larguar nga dramat dhe atmosfera e famës që Përputhen i ka dhënë.

Ai ka postuar një foto nga Kavaja, qyteti i tij i lindjes.

Larg Ledianës dhe “Përputhen”, Mevlani gjen qetësi

Pamja pas Mevlanit është natyrë, që tregon se ai vërtetë po relaksohet.

Ai ka shkruar “Në vendlindje”, shoqëruar edhe me një zemër.