Aktorja më e njohur e emisionit të humorit ‘Portokalli’, Albana Perhati, u ka rënë në sy të gjithëve me rolin e saj si ‘Bukra’, duke rrëmbyer zemrat e publikut me aktrimin e këtij personazhi.
Së fundmi, aktorja tregoi për herë të parë në ‘Mos i fol shoferit’, me Rudina Dembacaj, fillimet e saj në ‘Portokalli’ dhe arsyen që e mbajti në Shqipëri.
Albana rrëfeu se gjatë kohës që bënte disa dublime për një telenovelë në Top Channel, kishte dëgjuar në korridor Vis Pupën duke folur fjalët e personazhit të Avdiut. Ajo i ishte kthyer me të njëjtën të folur në mënyrë spontante, gjë që e kishte habitur Visin.
“‘Ore çavo ça po bo? A do pimë nëi kafe?’ Visit i bëri përshtypje kjo, që unë e flisja shumë mirë, më vinte shumë natyrshëm ajo gjuhë dhe më tha ‘Pse s’vjen ta provosh?’”- tregon Albana.
“Unë kam familjen në Itali dhe në atë kohë doja të ikja në Itali. Visi më mbajti këtu dhe jam sot e 15 vjet”- rrëfeu aktorja.