Lazarati vendos rekord për pjesëmarrjen në votime
Njësia Administrative Lazarat njihet si një bastion i djathë, zonë e cila në zgjedhjet vendore të 2015 votoi me 78% kandidatin e Partisë Demokratike.
Edhe sot, pas 4 vitesh duket se lazaratasit i qëndrojnë besnik PD-së duke bojkotuar masivisht pjesëmarrjen në zgjedhje.
Nga 2734 zgjedhës që ka Lazarati, kanë votuar vetëm 60 vetë, duke u klasifikuar në një nga zonat me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje me vetëm 2.2 %.