Leku letër/ Dalin pamjet e shtëpisë luksoze të Bes Kallakut dhe Xhensilës

    0
    619

    Besi dhe Xhensila janë dyshja më e komentuar në showbizin shqiptar, padyshim jeta e tyre luksoze shpesh herë e ka vendosur çiftin në vëmendje, por jo vetëm.
    Besi me batutat e tij dhe së fundmi shtatzënia e Xhensilës, kanë bërë që për dyshen të flitet thuajse nga të gjitha media online.

    Siç thash edhe më sipër, jeta luksoze e çiftit duket hapur, udhëtimet e shtrenjta, makinat dhe shumë gjëra të tjera na kanë bërë të mendojmë së paratë nuk janë aspak problem për Besin dhe Xhensilën.

    Së fundmi, Besi ishte i ftuar në njërën nga puntatat e të “Dielës Shqiptare” dhe Ardit Gjebrea në një video të postuar në ‘Instastoryn’e tij, na ka treguar pak nga shtëpia e aktorit.

    Ndërkohë qe Besi është duke i përgatitur Arditit një ëmbëlsirë, në video shfaqet kuzhina mjaft modere dhe e mobiluar plot shije, ku shohim se dominon ngjyra e bardhë, duke filluar që nga boja e murit, mobiljet dhe parketi.