Letra e djalit për nënën do t’ju përIotë: Gruaja ime të RRlHTE e unë s’foIa

0
342

Problemet në familje mes nuses dhe vjehrrës vazhdon të jenë akoma një plagë në shoqërinë shqiptare.

Më poshtë do të gjeni letrën e një djali të martuar me dy fëmijë që i shkruan dhe i kërkon ndjesë nënës së tij pasi nuk reagoi në kohë në lidhje me sherret që kishte me nusen e tij.

Të nderuar! Po e shkruaj këtë letër jo thjesht që të tregoj historinë time, por edhe që t’u kërkoj burrave të mos i harrojnë nënat.

Gjithashtu, do t’u kërkoja të gjitha nënave dhe grave apo vajzave që do të bëhen bashkëshorte në të ardhmen, ta mendojnë një herë veten në vend të burrave.

Unë jam nga Jugu i Shqipërisë, nga qyteti i luleve, siç quhet qyteti im. Tani jam babai i dy fëmijëve të mrekullueshëm.

Historia ime e ka zanzfillën qysh në ngjizjen time në barkun e nënës. Babai im punonte ushtarak kur u martua me mamanë time.

Ime më punonte kuzhiniere dhe ka punuar gjithmonë si shefe kuzhine sepse ka qenë shumë e zonja.

Prindërit e mi kishin dy vite të martuar dhe kur më në fund vendosën të bëheshin prindër,

babait tim i thanë që duhej të transferohej me punë në kufi për dy apo tre muaj, për shkak të një stërvitjeje që do të bëhej atje.

Por reparti ku ai punonte kishte edhe tri javë kohë që të përgatitej për lëvizjen.

Dy javë para se ai të nisej, mamaja ime i dha lajmin e bukur që ishte shtatzënë.

Im atë pati dy javë kohë t’i gëzohej pranisë së fëmijës së tij në barkun e gruas më të mrekullueshme në botë.

Ime më thotë që ato dy javë ai ishte njeriu më i lumtur në botë. “Gjithë mbasditen i fliste barkut, fliste me një dashuri që veç në ëndrra mund ta takojë njeriu”.

Por, do t’ia ketë ndier zemra që nuk do të vazhdonte gjatë gëzimi i tij.