/Lëvizja e paparë instiktive e nënës i shpëton jetën fëmijës

Lëvizja e paparë instiktive e nënës i shpëton jetën fëmijës

Ky që do të shikoni në videon e mëposhtme është një moment që të ngrin zemrën. Në të duket një nënë, e cila shpëton në moment të fundit vogëIushin e saj, i cili është gati duke rënë nga kati i katërt.

Në videon e siguruar nga kompania e ndërtimit “Monserrate”, vihet re nëna dhe djali i saj i vogël duke ecur jashtë një ashensori.

Teksa nëna pret për dikë që të hapë derën, fëmija kurioz shihet teksa ecën drejt kangjellave dhe tenton të vejë dorën në hapësirën që mendon se mund të jetë xham.

Ai përkulet dhe bie përpara për të parë nëse ka hapësirë mes kangjellave apo është xhami.

Djali humbet ekuilibrin dhe bie mes hapësirës.

E ëma, e cila është duke folur në telefon disa hapa larg, arrin ta shikojë në kohë dhe rrëmben menjëherë të voglin, duke i shpëtuar kështu atij jetën.

Edhe djali i shërbimit, i cili ndodhet pranë gruas vrapon pas saj, për t’i dhënë ndihmën të voglit.

Videoja flet vetë…