Levizja e papritur:Ja posti qe merr Turi ne kanalin e ri (Foto)

    0
    338

    Prej disa ditësh ka qarkulluar lajmi për largimin e Turjan Hyskës nga “Vizion Plus” për të parrë postin e drejtorit ekzekutiv në “Klan Plus”.
    Fillimisht Turi i mohoi këto zëra që po qarkullonin në mediat në vend, por ai u kap “mat” me Aleksandër Frangaj në kafenenë e Klan dhe nisur nga kjo dyshimet për largimin e tij ishin më të mëdha.

    Gjithashtu kishte zëra për largimin e trupës së aktorëve të “Apartamentit 2XL” në televizionin “Klan”, lajm ky që u mohua nga aktori Albano Bogdo në një intervistë të pak ditëve më parë në “Kripër dhe Piper” në IN Tv.
    Mirëpo mesa duket edhe Orinda Huta do t’i bashkohet Turit duke lënë kështu Vizion Plus pas 9 vitesh.

    Burime për “Iconstyle.al” pranë “Vizion Plus” tregojnë se Orinda Huta po mendon të braktisë televizionin ku punon prej nëntë vitesh. Thuhet se Orinda do t’i bashkohet Turjan Hyskës në “Klan”, por ende nuk dihet se cili do të jetë projekti i saj në këtë televizion. Se sa të vërteta janë këto thashetheme, mbetet për t’u parë në ditët në vijim.