/LiberaIizimi i vizave/ Pas Shqipërisë, vjen Iajmi i shumë pritur edhe për Kosovën

LiberaIizimi i vizave/ Pas Shqipërisë, vjen Iajmi i shumë pritur edhe për Kosovën

Me anë të një shkrimi në rrjetin social Twitter, Komiteti Europian për liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka bërë të ditur se në një votim të hapur është marrur vesh që të fillojnë bisedimet me Këshillin Europian për heqjen e vizave për Kosovën. Mandati do të konfirmohet në një seancë plenare të Parlamentit Europian.

66 anëtarë kanë votuar për propozimin e fillimit të bisedimeve me Këshillin Europian. 49 vota kanë qenë për, 4 abstenime dhe 13 vota kundër.

Komiteti LIBE është komitet i posaqëm në Parlamentin Europian për mbrojtje të të drejtave civile dhe të drejtave njerëzore, duke përfshirë ato të minoriteteve. Mandatin e drejtimit të këtij instrumenti të PE’së e ka spanjolli Juan Fernando Lopez Aguilar.

Nëse propozimi kalon edhe në Parlamentin Europian, atëherë hapet rruga për bisedime me Këshillin Europian. Pas përfundimit të bisedimeve me Këshillin Europian pritet që të dilet me një vendim përfundimtar për liberalizim të vizave. Nuk dihet sa do zgjasë ky proces. Seanca plenare në Parlamentin Europian mbahet muajin që vjen.

Këshilli Europian kërkon votim unanim për liberalizim të vizave për shtete. Ajo përbëhet nga 28 anëtarë nga secili shtet në BE. Andaj kërkohet që secili shtet të votojë pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Kosova është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa liberalizim të vizave. /Express/