Lind krijesa e maIIkuar, ja çfarë thonë librat e shenjtë për të

    0
    382

    Instituti “The Temple” në Izrael ka njoftuar se profecia biblike është gati të përmbushet pasi ka lindur mëshqerra e kuqe, një ngjarje që nuk ndodhte prej 2000 vitesh.

    Instituti e njoftoi lindjen e mëshqerrës në kanalin e Youtube dhe tashmë viçi dhe e ëma e saj do i nënshtrohen ekzaminimit nëse janë pa të meta.

    Në njoftim, instituti thotë:

    Viçi i kuq femër sjell premtimin për rivendosjen e pastërtisë biblike në botë.”

    Në të dy fetë, krishterimin dhe judaizmin, mëshqerra e kuqe shfaqet si lajmëruese “e fundit të një epoke”. Gjithashtu thuhet se lindja e lopës së kuqe i paraprin ndërtimit të tempullit të tretë në Jeruzalem, pasi të dy tempujt e mëparshëm janë shkatërruar.

    Megjithatë, Instituti “The Temple” dhe organizata të tjera janë themeluar me qëllim të ndërtimit të Tempullit të Tretë në malin Moriah ose në malin e Tempullit.

    Por disa teologë besojnë se ndërtimi i Tempullit të Tretë lidhet me “Ditën e Gjykimit” ose “fundin e epokës”.

    Drejtori i Institutit “The Temple”, Rabbi Chain Richman, beson se është koha për të ndërtuar Tempullin e Tretë pas lindjes së mëshqerrës së kuqe.

    Video në kanalin YouTube të Institutit tregon viçin me nënën e saj dhe shpall:

    Një mëshqerrë e përkryer e kuqe ka lindur në Izrael.”

    Që prej ditës kur ka lindur vici i është nënshtruar ekzaminimeve të gjera nga ekspertët rabinikë, të cilët konfirmuan se ajo është një “kandidate e besueshme për mëshqerrën e kuqe biblike”.

    Udhëheqësit në Institutin “The Temple” krijuan një program për lindjen e një mëshqerra të kuqe në Izrael, tre vjet më parë.

    Shpresa e tyre ishte që në jetë të vinte një lopë e kuqe e përkryer dhe embrionet e lopëve të kuqe janë importuar në Izrael me këtë qëllim, pastaj u janë futur lopëve shtëpiake dhe si duket rezultati ka ardhur.

    Mediat izraelite raportojnë se lopa ka përmbushur kërkesat e profesicë dhe profecia thotë se lopa duhet të jetë e kuqe “pa të meta”.