Lisa, adoleshentja e talentuar e cila t.urpëroi yjet e futbollit me aftësitë e saj me top

0
275

Shohim shpesh prezntime të futbollistëve të cilët i tregojnë aftësitë e tyre për televizione ose për një pjesë të publikut.

Lisa Zimouche është një adoleshente e cila ka shkathtësi jo normale në manipulimin me top.

Në një fushatë reklamuese të West Avenue Creative film ku ishin ftuar futbollistët e njohur, Marcus Pedersen i Stromsgodsetit, Daniel Fredheim Holm i Valerengas dhe Frode Kippe i Lillestromit, të gjithë këta lojtarë në elitën e futbollit norvegjez.

Lisa në këtë klip shfaqet si asistente e produksionit, ku futbollistët u ftuan për t’i treguar “shkathtësitë e tyre”. Kamerat ishin fshehur.

Megjithatë, në momentin që kampionia e botës në Panna fillon të bëj punë me top, i tr.ondit yjet e futbollit.

Specialiteti i saj është futja e topit mes këmbëve, e pasi bën dy-tri veprime interesante, ajo nuk heziton që këtyre yjeve t’ua fus topin mes këmbëve.

Edhe pse i tu.rpëroi, futbollistët komplimentuan Lisan pë aftësitë e jashtëzakonshme me topin.

Ky është mesazhi më i fuqishëm për femrat në futboll, se ky sport nuk ka kufinj, femrat janë më shumë se kurrë pjesë e tij.
Më poshtë shihni pamjet në Video:

My soccer friends: Can you watch this without laughing? Teenager Lisa Zimouche shocks our soccer stars!!! A West Avenue Creative film

Posted by Ray Kay on 2018 m. birželio 1 d., penktadienis