Loja drejt υdekjes, 13-vjeçari i mori jetën vetes pas sfidës në “Tik Tok”, babai rrëfen tragjedinë

Teknologjia është bërë tashmë e kudondodhur, dhe gjendet rëndom në duart e fëmijëve. Shumë prindër janë të kënaqur që fëmija harrohet pas celularit apo tablet-it ndërsa shumë të tjerë as nuk kuptojnë e as nuk kanë kontroll mbi lundrimin e fëmijëve në internet.

Mirëpo teknologjia sjell edhe rreziqe, kur përdoret nga njerëz me qëllime malinje, që nga ngacmimi, ideologjitë ekstremiste apo lojërat e rrezikshme për jetën të ngjashme me balenën blu.

Këto të fundit janë objekti i investigimit të Piranjave. Në një rrëfim për “Piranjat” babai i një 13-vjeçari nga Lushnja i cili i dha fund jetës gjatë një sfide në mediat sociale, tregon momentet e fundit me të birin.

“Ime shoqe priste në shtëpi. Në atë kohë ajo kishte menduar këtë dhe kishte shkuar shtëpisë nga mbrapa, futur nga dritarja dhe…” tha babai i Ajet Sulovarit, Fitim Sulovari nga Golemi i Lushnjes.

Ky është rrëfimi i një babai që fëmija i tij u gjet i pajetë, në shtëpinë e tij. Ai ishte vetëm 13-vjeç dhe donte të luante por kishte zgjedhur lojën e gabuar.


Fitim Sulovari ka treguar se si u përfshi djali i tij në këtë lojë vrastare në rrjetet sociale.

“Shumë fëmijë punëtor. Luante shumë në internet. “Balen Blu” e kishte parë disa here dhe mua më pati thenë, nuk e luante atë lojë. Më shumë luante “Garena Free Fire”. E kisha parë edhe herë të tjera me atë fijen, me atë litarin në qafë dhe lozte nëpër oborr. I pata bëritur çfarë do bësh me atë, do varësh veten.”tha ai.

Babai shprehet se ai është i bindur se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Pasi mbaruan punën në arë, u kthyen në shtëpi por derën nuk jua hapi askush.

“Gruaja kishte menduar dhe ishte futur nga dritarja. Pastaj.. kur ne e gjetëm në gjunjë pas derës kryesore.” tha ai.

Rrëfimi i dytë është nga një adoleshente nga Gjirokastra, e cila arriti të shpëtojë të ardhmen e saj falë sinqeritetit që vendosi të ketë me familjen e saj dhe falë mbështetjes që mori nga ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *