lshte 16 vjeçe kur TAKOl bashkëshortin 56-vjeçar, TANl 21-vjeçarja është “gjyshja” më e re

0
513

Një vajzë 21-vjeçare besohet se është bërë gjyshja me e re e Britanisë, pasi u martua me një gjysh 56-vjeçar, shkruajnë mediat e huaja.

Becca Keeley u takua me bashkëshortin e saj aktual Markun kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe dhe ai 51 vjeç, teksa ky i fundit ishte duke performuar me një bandë muzikore.

Çifti u martua në gusht të 2018-s dhe para një muaji mirëpritën vajzën e parë të tyre, Presley.

Becca tashmë e konsideron veten gjyshe, pasi mbesën 7-muajshe të Markut, Mollie, ajo e quan si dhe mbesën e saj.

56-vjeçari ka katër fëmijë nga një martesë e mëparshme: Aron,21 vjeç, Jake, 21 vjeç, Luke, 16 vjeç dhe Emma 13 vjeçe.

“Marku më tha që me siguri nuk do të dëshiroja të quhesha gjyshe, por familja e tij është dhe familja ime”, u shpreh.

Nga ana tjetër burri i saj shtoi:

“Shumë njerëz menduan se ishte një gabim. Unë vazhdimisht gjatë Iidhjes tonë i kam thënë Beccas që të gjente një person të përafërt në moshë me të.

Por ajo nuk pranonte dhe shprehej se ndihej e lumtur me mua”, u shpreh burri.