Një qytetar i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të mos bënte koalicion me Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Teksa Basha ndodhej në njësinë numër 10 në Tiranë, ku po zhvillonte takime me qytetarë, një prej tyre i kërkoi të mos bashkohej me LSI-në pasi e kanë sharë keq në momentin që kanë qenë me Partinë Socialiste.
Por, me qetësi, Basha i kërkoi qytetarit që të kujdeset për familjen e tij dhe të votonte numrin 9.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: Ju uroj fitore…me gocën që kemi ne këtu është e buku, e mençuar dhe punëtore. Vetëm një gjë ju kërkoj, Mos bëni koalicion me LSI se ju ka sharë shumë keq kur ishte me PS.
Basha: Mbaje mendjen te familja jote dhe te prindërit e tu e fëmijët dhe voto numrin 9 më 25 prill
Qytetari: Atë e di unë, e jap me gjithë zemër.