Luajnë me armë në makinë, shokuese ajo që ndodh më pas me tre të rinjtë

    0
    275

    Takimi mes 3 shokëve në Hjuston është kthyer në një tragjedi kur në sfond del një armë nga të rinjtë rreth të 20-ve.

    Edhe pse duhet të kishte qenë një kohë e kaluar si zakonisht në qetësi mes miqve, e shoqëruar me një bisedë dhe humor brenda një veture dhe që përcillej drejtpërdrejt në videol live të Facebook, nuk ka ndodhur kështu.

    Një nga tre të rinjtë, u godit në kokë nga një plumb aksidental ndërsa miku i tij mban armën dhe 20-vjeçari  shihet më pas duke luftuar mes jetës dhe vdekjes, shkruan tgcom.

    E gjithë skena është xhiruar brenda një makine të stacionuar në një parking të një qendre shërbimesh.

    “Ata po luanin si fëmijë”, tha agjenti John Roberts. Videoja live në Facebook ka treguar momentin kur është shkrepur arma./b.l/noa.al/