Moderatorja e njohur shqiptare ka marrë një mesazh në Instagram nga futbollisti i njohur Lucas Podolski.
Ilda Bejleri është emër shumë i lakuar në shtypin rozë, e cila komentohet shpesh për linjat trupore.
Asaj i ka shkruar në Instagram futbollisti Lucas Podolski, i cila ia bëri ‘reply’ në një intervistë, që e kishte postuar Ilda.
Bëhet fjalë për intervistën, të cilën ajo e kishte realizuar me Xherdan Shaqirin.
“Hahaha faleminderit, mendoj që është koha për një intervistë tjetër”, ia ktheu Ilda.
