Lùfta është gati të shpěrthejë në Ukrainë. Pse Rusia po aIarmohet me Shqipërinë?
Stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane në Evropë, “Defender Europe 21” do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, duke mbledhur në vendin tonë mijëra trupa të NATO-s dhe SHBA-së.
Megjithatë zhvillimi i këtij trajnimi në vendin tonë dhe në shtetet e tjera të Ballkanit duket se ka shqetësuar Rusinë.
Manovra ushtarake vijnë në kulmin e tensioneve, ndërkohë që Rusia, SHBA dhe NATO janë përfshirë në një sërë përplasjesh ushtarake në Ukrainën Lindore.
Shqetësimi i Kremlinit ka ardhur pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim të martën, e cila u shpreh se kjo stërvitje është një demonstrim ndaj të gjithëve se sa shpejt SHBA mund të angazhohet në një rast lufte, qoftë dhe në mbështetje të partnerëve të saj. Deklarata erdhi në ditë përpara se ushtria amerikane të niste dy luftanije drejt Detit të Zi.
Mediat ruse thonë se manovrat ushtarakë në vendin tonë, që fillojnë më 26 prill, janë një tregim force ndaj Moskës.
Shkrimi i fundit vjen nga gazeta ruse “Krasnaya Zvezda”, e cila e cilëson “Defender of Europe 2021” është një përpjekje tjetër e dyshimtë e aleancës për të demonstruar gatishmërinë e saj kundër Rusisë.
Ajo përmend dhe Shqipëriabë dhe faktin që një pjesë e madhe e trupave do vendosen në vendin tonë.
“Një pjesë e pajisjeve ushtarake të Ushtrisë Amerikane nga bazat në Gjermani do të transferohen në Shqipëri.
Disa baza në Slloveni dhe Kroaci janë rezervuar për shkarkimin e pajisjeve ushtarake të Forcave të Armatosura Britanike”, shkruan gazeta ruse, duke shtuar më tej se shumë avionë e anije do qëndrojnë në Detin e Zi, duke “sfiduar” Rusisë.