Lufta ka nisur? Pas deklaratës së frikshme dje për hakmarrje, zëdhënësi i Putin flet për…

    0
    320

    Pas ministrise se Jashtme ruse, qe fliste per hakmarrje ndaj vendeve qe kane debuar diplomatet ruse, flet zedhenesi i Presidentit rus dhe zotohet se Moska do te beje te njejten gje.

    Amerika dhe 22 shtete të tjera kane dëbuar diplomatet e Kremlinit, duke u renditir krah britanise, pas akzuave direkte te Moskes se ka dore ne helmimin e ish agjentit rus dhe vajzes se tij.

    Më shumë se 100 diplomatë rusë janë debuar nga Shtetet e Bashkuara dhe 22 vende të tjera, perfshire dhe Shqiperise, e cila vetem nje dite me pare njoftoi debimin e dy diplomateve.

    Daily Mail raporton se SHBA ka njoftuar dëbimin e 60 diplomateve, duke përfshirë 12 oficerë të zbulimit nga misioni i Rusisë në selinë e OKB-së në Nju Jork.

    Ambasadori i Trump në OKB, Nikki Haley, e përshëndeti këtë veprim dhe tha: ‘Këtu në Nju Jork, Rusia përdor Kombet e Bashkuara si një strehë e sigurt për aktivitete të rrezikshme brenda kufijve tanë.’

    Zëdhënëset për Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, së bashku me Haley dhe ambasadorin amerikan në Moskë Jon Gunman dënuan sulmin e dyshuar rus. Por vetë Trump, i cili pritej të deklarohet per kete teme, ishte i heshtur.

    Gjermania, Franca dhe Polonia dëbuan secili katër diplomatë, ku Lituania, Letonia dhe Republika Çeke gjithashtu po ndërmarrin veprime. Ukraina – jo një shtet i BE – u bashkua me revoltën evropiane duke dëbuar 13 diplomatë.

    Kanadaja ndoqi rrugen duke dëbuar tre punonjës të Kremlinit dhe, në një stuhi veprimi dje në mbrëmje, Hungaria dhe Norvegjia paralajmëruan dëbimin e një diplomati, menjëherë pasi Spanja njoftoi për dëbimin e dy. Maqedonia do të dëbonte një diplomat rus, Malta gjithashtu shprehu mbështetje për Mbretërinë e Bashkuar.

    Australia gjithashtu qëndroi në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar, duke dëbuar dy diplomatë rusë.

    Përgjigjja e jashtëzakonshme perëndimore është një sukses i madh nga Theresa May, e cili ka kaluar disa ditë duke paralajmëruar aleatët se ata mund të përballen me agresion të ngjashëm rus nëse qëndrojnë indiferente.

    Kryeministrja tha se përgjigjja e bashkuar tregoi se përpjekja e Putin për të përdorur sulmin e Salisbury për të ndarë Perëndimin që ‘kishte deshtuar’.

    Ajo u tha deputetëve: ‘Ky është dëbimi më i madh kolektiv i oficerëve të inteligjencës ruse në histori. Nëse qëllimi i Kremlinit është të frikësojë dhe të ndajë aleancën perëndimore atëherë përpjekjet e tyre janë spektakolare. Veprimet nga aleatët tanë tregojnë qartë se ne të gjithë qëndrojmë krah për krah në dërgimin e sinjalit më të fortë në Kremlin se Rusia nuk mund të vazhdojë të përçajë të drejtën ndërkombëtare dhe të kërcënojë sigurinë tonë”- tha ajo.

    Por edhe Moska nuk ka heshtur, edhe pse nuk ka treguar ende planin konkret. Kremlini me reagimin e fundit kërcënoi se ‘di ti përgjigjej çdo vendi’.

    Ambasadori i Rusisë në SHBA ka folur prere, teksa ka kercenuar Uashingtonin duke thënë se ata do të mbajnë përgjegjësi për pasojat.

    Zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peskov, tha se Moska do të vazhdojë te mbaje “parimin e reciprocitetit”, duke menduar për përgjigjen e saj ndaj vendimeve të marra nga Uashingtoni dhe vendet e BE.

    Peskov shtoi se Ministria e Jashtme do të analizojë situatën dhe do të paraqesë një propozim ndaj Putinit – i cili do të marrë vendimin përfundimtar se si të përgjigjet.