Dy orë pas konferencës për shtyp të Sali Berishës, ku akuzoi Shtetet e Bashkuara se po e sulmojnë politkisht, ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës Amerikane.
Zyra e shtypit e ambasadës amerikane në një reagim për “News 24”, shprehet se:
“Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken,
deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar:
Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”.
Kujtojmë se që prej shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA, Sali Berisha nuk ka kursyer sulmet ndaj presidencës së Joe Biden.
Ai tregoi gjatë konferencës së shtypit se ka paditur sekretarin Blinken për shpifje, dhe i ka kërkuar ambasadores së SHBA në Tiranë,
Yuri Kim, e cila kërkoi mosfutjen e tij në Parlament, që të nxjerrin faktet, provat dhe dokumentet që kanë ndaj tij për konsumim të veprës penale të korrupsionit.