Lufta në kufijtë shqiptarë? Mediat greke bëjnë njoftimin që …

    0
    431

    Në një kohë që rajoni nuk është i qetë, pasi ka frikën e një lufte që mund të shpërthejë mes Greqisë dhe Turqisë, për të cilat tensionet sa vijnë e rriten, një lajm tjetër që shton anthkin po vjen.

    Athina ka njoftuar se SHBA-të do të përmirësojnë 85 avionët e tyre F-16 me standardin Viper.

    Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja greke “Protothema”, e cila tha se vendimi është marrë të shtunën në mëngjes nga Këshilli i Qeverisë Greke për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen, në një mbledhje urgjente.

    Ministri grek i Mbrojtjes informoi këshillin se pala amerikane ka pranuar në princip propozimin e rishikuar grek, i cili merr për bazë angazhimet financiare të vendit që ka kaluar një krizë ekonomike të rëndë. Pas kësaj, këshilli miratoi unanimisht implementimin e programit për përmirësimin e sistemeve të 85 avionëve grekë F-16 me standardin Viper.

    Sipas informacioneve të medias greke, kostoja totale e këtij operacioni do të jetë 1.5 miliardë dollarë.

    Viper është varianti i fundit i gjeneratës së katër të avionit luftarak F16, prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin, i cili integron aftësi të përparuara për avionët F16.

    Lajmi vjen në një kohë që Turqia ka rënë dakord për blerjen nga Rusia të sistemit të mbrojtjes raketore S400, ndërsa Uashingtoni zyrtar përpiqet ta bindë Turqinë në heqë dorë. Rritja e fuqive ushtarake të dy vendeve kryhet në një kohë që retorika mes Athinës dhe Ankarasë ka qenë tepër e ashpër. Gjykatat greke nuk kanë lejuar ekstradimin në Turqi të 8 të kërkuarve për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të shtetit, ndërsa Turqia mban në burg prej 1 Marsit dy ushtarë grekë që gabimisht kaluan kufirin duke shkelur në territoret turke.