/“Luftanijet turke do të shkojnë në Vlorë dhe Sarandë”, Spartak Ngjela suImon ashper kryeministrin Rama për çështjen e detit me Greqinë

“Luftanijet turke do të shkojnë në Vlorë dhe Sarandë”, Spartak Ngjela suImon ashper kryeministrin Rama për çështjen e detit me Greqinë

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar sërish për pretendimet e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Teksa shkruan se presidenti Turk deklaroi dje se do të dërgojë luftanijet turke në Vlorë e Sarandë, Ngjela sulmon kryeministrin Rama.

“Presidenti i Turqisë, Erdogan deklaroi dje se:

Luftanijet Turke do shkojnë në Vlorë dhe në Sarandë të mbrojnë detin e Shqipërisë që kërkon të pushtohet nga Greqia.

Kurse, kryeministri i Shqipërisë iu thotë shqiptarëve se Greqia ka të drejtë të marrë 12 km det.

E kuptoni se kush po e drejton Shqipërinë?

Po, pas kësaj; akoma do të rrijë kryeministër i Shqipërisë ky bakall i pacipë?”, shkruan Ngjela.