Luftoi me gjarprin gjigant, burri rrëfen tmerrin

    0
    333

    Një burrë është përballur me një gjarpër gjigant dhe i ka shpëtuar vdekjes për mrekulli.

    Robert Nababan ka rrëfyer historinë e tij të tmerrshme për “Mirror”. Nababan ka qenë duke u kthyer nga puna për në shtëpinë e tij, teksa rrugës pa dy këmbësorë të cilët ishin bllokuar, pasi kishin parë gjarprin.

    37- vjeçari nga Indragiri Hulu, në Indonezi është përballur me gjarprin dhe ka marrë plagë të shumta në trup dhe tani është në spital.

    Robert ka pësuar plagë të thella në krahun e majtë, pasi luftoi për disa sekonda me gjarprin 7 metra të gjatë.

    Në muajin Mars një person është përballur me një situatë të ngjashme dhe nuk ka mundur dot të shpëtonte. West Sulawesi, është gjetur i vdekur në stomakun e gjarprit thonë mediat indoneziane.