Luizi në nevojë për ρara? Familjarët hapin një ‘GoFundMe’ për të, në vetëm ρak orë shqiptarët mbledhin mijëra dollarë

Luiz Ejlli është banori më i spikatur në këtë edicion të Big Brother Vip. Ai ka arritur të rrëmbeje zemrat e mijëra shikuesve të cilët çdo ditë nuk ngurojnë të tregojnë mbështetjen e tyre për këngëtarin.

Luizi është kthyer në një fenomen dhe dhuratat e ardhura nga biznese për banorin janë të shumta.

Ndërkohë, së fundmi, një familjar i tij, kunati, Sokol Tahiri ka njoftuar se është hapur një Gofundme për të, i cili do të menaxhohet nga familjarët e Luizit.

“Mbas kërkesave të shumta dashamirëse që kemi marrë nga të gjithë fansat e Luizit kemi hapur këtë gofoundme për Luizin që menaxhohet nga në familjarët e tij. Ky është i vetmi gofoundme për Luzin”, ka shkruar ai. Nuk dihet ende se me çfarë motivacioni është hapur ky “Gofundme”, apo mos ndoshta këngëtari është vërtet i sëmurë ashtu si dhe deklaroi më herët dhe paratë i duhen për t’u kuruar?

Vlen të theksohet se kjo adresë e kunatit të Luizit, Sokol Tahirit, është shpërndarë edhe në faqen e këngëtarit nga menaxhuesit e faqes së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *