Kryetari i PD Lulzim Basha ka shpjeguar për herë të parë se ku ndodhet kaseta e masakrës së Krushës për të cilën opozita është duke e akuzuar javët e fundit.
“Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe është marrë nga BBC, nga Dash Peza si përkthyes i BBC”, ka thënë Basha në Opinion.
Ai mohoi ta ketë takuar autorin e regjistrimit, kur tha se “Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Milaim Bellanica”.
“Kurrë nuk kam qenë pjesë e një procesi kundër UÇK. Nuk kam marrë pjesë në asnjë arrestim, arrestimet i bën policia”, ka theksuar Basha.