“LUTUNl PËR MUA”/ PASI VODHl PAJISJET E KlSHËS, HAJDUTl LË NJË SHËNIM TË ÇUDlTSHËM

0
176

Një kishë në Waterbury të Konektikatit në Amerikë është vjedhur të dielën në darkë.

Teksa hajduti ka marrë disa pajisje elektronike me vlerën e 4000 dollarëve.

Policia tashmë disponon videon e hajdutit dhe është në ndjekje të tij.

Ai mori nga kisha kamera, monitorë dhe mikrofonat që besimtarët i përdornin gjatë lutjeve.

Sipas “News8” hajduti është larguar duke lënë një shënim, teksa u bënte thirrje besimtarëve që të luteshin për të.

“Arsyeja që u lutëm është se ne e kuptojmë që ai ka një problem.

Nëse nuk do të kishte atëherë pse do të vinte në një kishë për të vjedhur?”-u shpreh Craig Smith, një anëtar i kishës.