Ma gjeti fisi”, vajza shqiptare kërkon ndihmë: Kam dy muaj e fejuar, por kam në haII të madh, nuk di si ta…
Kjo është historia e një vajze, e cila është e fejuar, por partneri është mjaft xheloz dhe nuk e lë as të dali…
Historia: Jam e fejuar prej dy muajsh me një djalë. Ma prezantuan djalin fisi im që njihej me fisin e tij.
U fejuam me shkesi, le ta themi troç. Unë nuk e njihja më parë dhe ai nuk më njihte.
Pasi dolëm dy tre herë për kafe vendosëm të fejoheshim.
Ai dita ditës po më nxin jetën dhe nuk di si ta ndaloj. Ai është shumë xhe loz dhe prap anik dhe mendon se femrat nuk duhet të rrinë rrugëve gjithë ditën.
Me pak fjalë ai nuk më lë të dalë. Diskutojmë gjatë dhe më lë vetëm kur duhet të shkoj te shtëpia e shoqes sime të ngushtë, apo kur duhet të dalë me të.
Kjo po bëhet një gjë e padurueshme. Një ditë më telefonoi dhe më pyeti se përse nuk isha bërë e gjallë gjithë pasditen dhe nuk i kisha telefonuar.
Ata më fejuan me shkesi duke e ditur se ai është një djalë perfekt.
Unë kam filluar të ndjej diçka për të, por nuk mund ta shtyj jetën në këtë mënyrë. Është e tm errshme.
Tani ndjehem pak më mirë që u shfryva shpresoj t’ju mos kem mërzitur, por duhet të flisja me dikë.