Macja çon në spitaI koteIen e sëmurë, mjekët nxitojnë për ta ndihmuar

0
175

Disa foto të shkrepura në një spital të Stambollit po bëjnë xhiron e rrjetit dhe kanë ngrohur zemrat e të gjithëve.

Fotot tregojnë një mace e cila ka çuar në spital kotelen e sëmurë.

Ajo e ka shoqëruar kotelen për në dhomën e urgjencës dhe mjekët menjëherë kanë vrapuar drejt tyre për t’i ndihmuar.

Macja e ka ndjekur të voglën e saj në çdo moment duke mos ia ndarë sytë.

Mediat lokale kanë shkruar se ndërkohë që kotelja ishte nën kujdesin e mjekëve, disa mjekë të tjerë i kanë dhënë maces nënë qumësht dhe ushqim.

Burimi: “m.9gag.com”