MAFlOZËT italianë ZlHEN për ‘koIegun’ e tyre Ilir Metën dhe fundosin Erion Veliajn

0
204

Në hetimet rreth bosëve të mafies italiane dalin zyrtarët e lartë të Tiranës, Meta me lidhje të forta me përfaqësuesit e “Ndrangheta”, Veliaj del në planet për të ndërtuar kulla

E pazakontë do të ishte nëse Ilir Meta nuk do të përmendej nga bosët e mafies në Itali. Nuk është rastësi që në raportet sekrete ndërkombëtare Ilir Meta përshkruhet si një prej kokave kryesore të korrupsionit dhe krimit në Ballkan. Si i tillë lidhjet e tij me kokat e mafies në Evopë dhe më gjerë janë të natyrshme.

Ilir Meta është gjurmuar nga shërbimet partnere si kapoja i një prej linjave kryesore të drogërave të forta ndërkontinentale. Meta ka bërë disa udhëtime të fshehta drejt Ekuadorit, Karaibeve dhe vendeve të tjera ekzotike, udhëtime të cilat janë parë me dyshim dhe janë monitoruar nga anti-droga.

Ndërsa në korridoret politike, mediatike dhe diplomatike përflitet prej kohësh se partnerët ndërkombëtarë kanë një dosje të Monika Kryemadhit për trafik kokaine, me karrocën e fëmijëve nëpër aeroporte.

Orët e fundit, policia italiane po zhvillon një megaoperacion, duke goditur një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”.

Nga hetimet kanë dalë si të përfshirë edhe shqiptarë, deri te zyrtarët më të lartë të Tiranës. Ende nuk janë publikuar pjesët e rëndësishme, por nga disa përgjime mes bosëve të mafies, përmendet Ilir Meta. Madje mafiozët zihen për Ilir Metën.

Antonio Gallo, i njohur me nofkën “Princi” në “Ndrangheta”, grindet me Ercole D’Alessandro. Ky i fundit i drejtohet Gallos, duke i thënëse se “siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha te ju për t’ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! dhe unë nëpërmjet Brutto! Ju mbështesim, po bëj çfarë duhet të bëj….por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj …

ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos”. Duket qartë se Meta ka lidhje të forta me Ercole D’Alessandro.

Por, më i implikuar del Erion Veliaj. Në materialet hetimore rezulton se njerëzit e mafies flasin për lidhje me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe për plane për të ngritur kulla në Tiranë, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.

“Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë”, thotë Gallo./Pamfleti