MAHNlTËSE/ DaIin pamjet e para të PLANETlT Mars

0
299

Një lajm emocionues nga hapësira, ku NASA ka publikuar një foto panoramike të pabesueshme me 1.8 miliard piksel të planetit Mars.

E gjitha kjo falë makinës Curiosity të modeluar nga agjensia, e cila ka shkrepur më shumë se 1000 foto me kualitet të lartë mbi peisazhin Marsian gjatë Ditës së Falenderimeve vitin e kaluar.

Këto imazhe u dërguan në Tokë ku skuadrat e ekspertëve i kanë mbledhur me kujdes ato për gjatë disa muajve për të krijuar pamje 360-gradë.

Shkenctari i NASA dhe i Jet Propulsion Laboratory, gjithashtu krijuesi i Curiosity, i cili udhëhoqi misionin u shpreh:

Ndërkohë që shumë nga skuadra jonë po shijonin gjelin e detit, Curiosity prodhoi këtë kënaqësi për sytë. Kjo është hera e parë që gjatë misionit tonë ne i jemi dedikuar një prodhimi panoramik 360-gradë.