/MAHNlTl Londrën, Florian Marku zotohet para fansave: Do të bëhem shqiptari i parë që fitoj titull botëror në boks

MAHNlTl Londrën, Florian Marku zotohet para fansave: Do të bëhem shqiptari i parë që fitoj titull botëror në boks

Pasi mposhti bindshëm boksierin çek, Miroslav Serban, në eventin “Ultimate Boxxer 5”, që u zhvillua në Londër, Florian Marku ka objektiv shumë të madh në karrierën e tij.

Sportisti 26-vjeçar ka publikuar një video në Instagram me sekuencat kryesore nga dueli i tij kundër Serban.

Në mbishkrimin e videos, Marku shprehet se synon që të bëhet shqiptari i parë që fiton titull botëror në sportin e boksit.

Bokseri i talentuar shqiptar shkruan:

Hap pas hapi do të vijë dhe shansi për një titull botëror. Ëndrra ime më e madhe është të bëhem shqiptari i parë që fiton titull botëror në boks dhe të vij ta mbroj titullin në atdheun tim. Ka për të ndodhur, keni për ta parë.”
Ish-ylli i MMA e regjistroi fitoren e pestë në boksin profesionist.

Marku tërhoqi vëmendjen e mediave britanike, ku prestigjozja “The Sun” u shpreh me superlativa të larta për shqiptarin, duke theksuar se ai do t’i ma.hnisë fansat e tij në Londër.

Dhe kështu ndodhi, boksieri shqiptar ia doli ta mposhtë rivalin e tij, duke e dominuar ndeshjen dhe duke dhuruar spektakël për shqiptarët e shumtë të pranishëm në arenë.

Florian Marku 1 on Vidnews.