Makabër! Nëna mbyt dhe djeg dy fëmijët e saj

    0
    269

    Yelena Karimova, një nënë27 vjeçare ruse, po hetohet për vrasje pasi ka kryer një plan të paramenduar për të mbytur dy fëmijët e vegjël, për të djegur trupat e tyre dhe për t’i hedhur më pas në një depo të braktisur.

    Sipas një deklarate të bazuar mbi rrëfimet e saj, të mërkurën Karimova vendosi fëmijët Hadija katërvjeçare dhe Sulejmanin dyvjeçar, në ulësen e pasme të një makine “Kia”, të marrë me qera, dhe doli në qytetin e madh rus të Nizhny Novgorod.

    Ajo pastaj e ndaloi makinën dhe synoi të mbyste fëmijët, njëri pas tjetrit.

    Më pas, ajo u fut në një stacion benzine, ku bleu lëndë djegëse, transportoi në një pyll të autostradës fëmijët e saj të vdekur dhe u vuri zjarrin.

    Karimova më pas mendoi se ajo mund të pikasej nga gjuetarët lokalë, kështu që mori trupat e djegur, i vuri në makinë dhe i ktheu në shtëpi.

    Ditën tjetër, ajo edhe një herë mori trupat e Sulejmanit dhe Hadijës në makinë, gjeti një depo perimesh të braktisura pranë autostradës që përdoret nga shoferët e kamionëve si një banjo e improvizuar, dhe u vuri përsëri zjarrin.

    Flaka u përhapën dhe shumë shpejt i gjithë hambari u përfshi nga zjarri.

    Evgjenia Katyshev, banor i një fshati, i cili nxitoi në vendin e ngjarjes, gjeti fëmjët së bashku me një zjarrfikës.

    “Fillimisht mendova se kufoma i përkiste një qeni. Por kur u afruam më afër kuptuam se ishin trupat e dy fëmijëve”, tha ai.

    Karimova publikoi rregullisht fotografi në rrjetet sociale me fëmijët e saj e lumtur, dhe në një postim në Instagram më 12 prill me vajzën e saj, ajo shkruante: “Ti je shpirti im, ti je personi im i dashur, ai për të jetoj jetën time”.

    Sipas autoriteteve, ajo nuk ishte regjistruar zyrtarisht në asnjë vend pune, por llogaria e saj në Instagram tregonte se shiste produkte kozmetike online.

    Hetuesit thonë se ka shpenzuar 40,000 rubla (650 dollarë) në muaj vetëm për makinat e udhëtimit, dhe ajo kishte paguar kohët e fundit për një udhëtim jashtë vendit. /k.k/noa.al/