/“Makina atje është e mbushur me karta identiteti dhe para”, Bardhi flet për pas vràsjes në Elbasan

“Makina atje është e mbushur me karta identiteti dhe para”, Bardhi flet për pas vràsjes në Elbasan

Kandidati i PD për deputet, Gazmend Bardhi ka folur për herë të parë për Fax News në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë ish kreu i LSI Pjerin Xhuvani.null

Bardhi u ndodh në vendngjarje pasi ndaloi një makinë për të cilën tha se ishte e mbushur me para dhe karta identiteti.

Gazmend Bardhi u shpreh se nuk ka shumë informacion sesi ndodhi ngjarja, por thotë se makina është e shtabit elektoral të Taulant Ballës.

“Aty i kishit, ti kishit kapur, kapeni me median (u drejtohet policeve).


Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenonteve te krimti te organizuar dhe trupin e shihni vete atje.


Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vertetet i Taulant Ballës”- u shpreh Bardhi.