/Makina e djegυr në Bilisht, i ati i pronarit të mjetit akuzon Deizi Araρin dhe lëshon dekΙaratën e fortë

Makina e djegυr në Bilisht, i ati i pronarit të mjetit akuzon Deizi Araρin dhe lëshon dekΙaratën e fortë

Deizi Arapi ka qenë e dyshuara kryesore për djegien e makinës së Marsel Buçit në Bilisht. I ati Urim Buçi në një prononcim për media u shpreh se për mjetin ka punuar me djersë dhe se dyshon te Deizi Arapi. Ai tha se nga shteti kërkon drejtësi por edhe kërkoi të dinte se ku i gjen paratë 27-vjeçarja.

‘Në dy të natës u dëgjua një zhurmë dhe gruaja më tha ngrihu se i kanë vënë zjarrin makinë së djalit. U zgjuam dhe pamë që makina kishte marrë flakë e gjitha. Lajmërova policinë dhe erdhën në vendngjarje na morën në pyetje, ku dyshoni etj. Unë dyshimin e kam para një muaj, akuzoi djalin që ishte i futur nga dikush.

Pas verifikimeve doli që im bir nuk kishte lidhje me ngjarjen. Pas dy ditësh, i del prapë përpara me makinë djalit dhe filloi ta ofendojë. Qëndroi djali dhe i tha: Si e ke punën moj çupë e mbarë? S’vajti dy minuta, mori policinë në telefon dhe u tha filani me shau.

Filloi sërish të sajonte gjëra, mori në telefon shefi komisariatit dhe i tha mos u merr me të. Mua më duket se kjo është ngjarje e qëllimshme. Unë kërkoj drejtësi nga shteti.

Unë dyshoj te ajo vajza që ja dogjën makinën brenda një muaji. Te ajo i kam dyshimet. Normale nuk e di nga janë fryrë këto, nëse do kishte djali im dorë do i kisha folur.

Unë punoj me djersë, kam punuar për atë makinë, ato i ndërrojnë brenda muajit. Unë s’jam si ato, ku i gjejnë lekët, 6 mln pa punuar asnjeri? Kaq kisha. Nga shteti dua drejtësi!’-tha Urim Buçi.