/Mali i Zi/ Kalon ligji për përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare

Mali i Zi/ Kalon ligji për përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare

Flamuri kombëtar dhe simbolet e tjera kombëtare shqiptare që nga ky moment do të përdoren zyrtarisht në Malin e Zi.

Lajmi.net merr vesh nga burime të sigurta se në Kuvendin e Malit të Zi ka kaluar ligji për përdorimin e Flamurit dhe simboleve kombëtare shqiptare, shkruan lajmi.net.

Kalimi i këtij ligji kishte ngjallur debat dhe polemika të mëdha në Malin e Zi.Shqiptarët atje dhe politikanët shqiptarë në Mal të Zi kishin insistuar gjatë që kjo të jetësohej.