Marin Mema: Lagjia Më E Vjetër Në Athinë Është “Plaka”, 90 Nga 100 Heronjtë E Revolucionit Grek Janë Shqiptarë (VIDEO)

0
252

Autori i serisë së dokumentareve ”Gjurmë shqiptare” dhe “Shqipëria tjetër” në Top Channel, Marin Mema ka ardhur më një rrëfim në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Mema, i cili është fitues i shumë çmimeve për punën e tij, ka thënë se historia e shqiptarëve është fshehur dhe sipas tij është detyrë e shqiptarëve të promovojnë historinë e tyre.

“Shqiptarët kanë një histori të jashtëzakonshme që edhe vet nuk dimë ta vlerësojmë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gazetari ka thënë se për promovimin e historisë sonë qeveritë në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë bërë sa duhet.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinirtv%2Fvideos%2F446367446264210%2F&show_text=0&width=560