/Marina amerikane publikon pamjet e rraIIa:UFO janë të vërteta, videot nuk duhet të ishin publikuar kurrë

Marina amerikane publikon pamjet e rraIIa:UFO janë të vërteta, videot nuk duhet të ishin publikuar kurrë

Marina amerikane ka pranuar për herë të parë autenticitetin e tre videove, që kanë ‘rrjedhur’ në rrjet gjatë viteve, në të cilat mendohet se janë filmuar UFO.

Veçse e ka aprovuar faktin që ato nuk janë të sajuara, Marina amerikane ka shtuar gjithashtu se ato video nuk duhej të ishin pub.likuar.

Një zëdhënës i ‘Naval Operations for Information Warfare’, Joseph Gradisher u shpreh:

Marina përcakton se objektet e filmuara në video janë fen.omene të paide.ntifikuara ajrore.”
Ushtria preferon të përdori termin UAP ( Fenomene të Paidentifikuara Ajrore) në vend të termit UFO ( Objekt i Paidentifikuar Fluturues).

Gradisher u shpreh për Black Vault se termi UAP sjell një përshkrim më të mirë për këto objekte të paiden.tifikuara që janë vëzhgjuar në zonat e stë.rvitjes me anë të mjeteve fluturuese usht.arake.

Më tej thuhet gjithashtu se edhe pse Marina i konsideron këto video si të ‘paklas.ifikuara’, ato gjithsesi nuk e kishin marrë dritën jeshile për t’u publikuar për audiencën e gjerë.

Në një nga videot, që besohet të jetë filmuar në vitin 2004 por është publikuar vetëm në vitin 2017, mund të shihet një objekt fluturues të cilin ushtarët nuk mund ta identifikojnë.

Në audio ata dëgjohen teksa flasin të habitur për objektin që kanë përballë duke shpjeguar se po ecte kundër erës.

Ndër të tjera, në video dëgjohet:

Oh zot, janë një flotë e tërë. Po ecin kundër erës… Shikoje atë gjënë po rrotullohet..”

E konfirmon Marina amerikane: Videot me UFO janë të vërteta, nuk duhet të ishin publikuar kurrë on Vidnews.